Kryetari i opozitës Lulzim Basha, ka qenë sot në çadrën e protestës me xhupin e Korpusit Rinor Azem Hajdari.
Zgjedhja simbolike nuk duket e rastësishme, në vigjilje të 20 shkurtit, 26-vjetorit të rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës në Tiranë, gjatë lëvizjes studentore të fundvitit 1990 dhe fillimvitit 1991, lëvizje gjatë së cilës Azem Hajdari ishte një nga protagonistët kryesorë.












