Shtohet vëmëndja ndërkombëtare ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri. Pak minuta nga mbajtja e protestës së opozitës në Tiranë vijnë dhe reagimet e para në mediat ndërkombëtare.
Notizie Geopolitiche shkruan se shqiptarët janë duke protestuar kundër qeverisë dhe protesta e tyre është njësoj si ajo në Rumani.
Ndërsa një tjetër agjenci e pasqyron protestën, ndërsa thekson faktin se protesta do të vazhdojë në një çadër të ngritur përballë kryeministrisë.












