Rike Roçi është një nga vajzat më të bukura shqiptare gjë të cilën e afirmoi edhe vendet e huaja pas tifozerisë ‘hot’ që bëri gjatë Europianit 2016 bashkë me shoqen e saj.
Fama e Rikes nisi gjatë pjesëmarrjes në Big Brother dhe vazhdoi edhe pas daljes prej andej. Ajo u përfol për një lidhje me futbollistin Elseid Hysaj, por modelja ka pohuar se mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën nuk është pjesë e botës së futbollit, por një biznesmen, identitetin e të cilit dëshiron ta mbaj një mister.
Dyshja po kalon disa ditë pushimi në Paris.














