Kanë qenë të shumtë zyrtarët e lartë të opozitës që merrnin pjesë familjarisht në protestën e sotme në sheshin përpara kryeministrisë. Edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha ka pasur mbështetjen e bashkëshortes së tij në orët e pasdites gjatë qëndrimit në një nga çadrat e ngritura në bulevard.












