Dy persona të armatosur plagosën me armë zjarri sot në një grua në një rrugë të qytetit të Shkodrës
Më datë 18.02.2017 rreth orës 12: 30 në vendin e quajtur “Rus” pranë Shkollës së Muzikës në lagjen “Fahri Ramadani” , ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Sipas informacioneve të para të policisë dy personat e armatosur kanë qenë me motoçikletë, kur kanë qëlluar.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur shërbimet e policisë të cilat kanë konstatuar se ka mbetur e plagosur shtetsja Flutura Muça 49 vjeçe, banuese në lagjen Partizani, Shkodër.
E dëmtuara është transportuar në spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.











