Të rinj demokratë në Europë kanë shprehur mbështetjen për protestën e Partisë Demokratike ditën e nesërme, kundër Qeverisë Rama.
Bashir Wardini kryetar i IYDU (Unionit Botëror të Organizatave Rinore të Qendrës së Djathtë), Benedict Pottering kryetar i CDU për Emsland dhe ish Zv.Kryetar i YEPP (Forumi Rinor i Partive Popullore Europiane) dhe të rinjtë demokratë në Gjermani (Forumi Rinor i CDU/CSU) kanë shprehur përkrahjen për protestën e 18 shkurtit.
Videot e tyre janë publikuar në Facëebook nga kryetari i FRPD Belind Këlliçi.
Në protestën e nesërme të opozitës kanë njoftuar se do të marrin pjesë edhe akademikë, artistë e intelektualë. Sipas kryetarit të PD Lulzim Basha, protesta do të nisë në orën 12:00 dhe orarin kur do të përfundojë do ta caktojnë qytetarët, duke lënë të hapur mundësinë e një skenari rumun.











