Presidenti Nishani uron Presidentin Thaçi me rastin e 9-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Kosova shumë shpejt ka thënë Nishani do të bëhet anëtare aktive e organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare, si dhe do të avancojë krahas vendeve të tjera të rajonit, në agjendën e saj evropiane.
Marrëdhëniet ndërshtetërore mes Shqipërisë dhe Kosovës tha presidenti ndër të tjera, janë shumë të veçanta dhe të një rëndësie thelbësore, si për të ardhmen e kombit shqiptar ashtu edhe për stabilitetin dhe përparimin e rajonit.
“Ju siguroj se Shqipëria, bazuar në frymën dhe vizionin evropian e euroatlantik, do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës në rrugën e saj të zhvillimit dhe do ta mbështesë pa asnjë rezervë në ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit shtetëror” ka thënë Nishani në letrën e urimit.











