Emiliano Shullazi është shtruar për herë të dytë në spital. Gjyqi ishte parashikuar për sot në orën 13:00 por autoritet e burgut ku mbahet Shullazi thanë se ai është dërguar për rikontroll në spital pas ndërhyrjes kirurgjikale që kreu javën e kaluar. As sot nuk do të mund të merret dëshmia e Ylvi Beqjat, dëshmitarit të mbrojtur të drejtësisë në çështjen e Emiljano Shullazit.
Më datë 10 Shkurt u njoftua se Shullazi do të bëhej operacion, edhe javën e kaluar dërgimi në spital u bë pikërisht ditën e gjyqit. DRONI.al












