Ndalohet një shtetase e dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg pasi ajo ishte dënuar për trafik droge.
Policia e Durrësit kanë bërë të mundur ndalimin e shtetases:
• Brunilda Domi 38 vjeçe, banuese në Durrës.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Nr. 19/597, datë 27.01.2017 e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.












