• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRA & FOTO/ Kush janë komandot që u shndërruan në vrasës me pagesë, xhihadistë e grabitës

admin by admin
16 February, 2017
in Kronika
0
EMRA & FOTO/ Kush janë komandot që u shndërruan në vrasës me pagesë, xhihadistë e grabitës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Batalioni Komando i Forcave të Armatosura është reparti elitë i ushtrisë shqiptare, efektivët e së cilit janë trajnuar dhe stërvitur ndër vite me metodat më speciale luftarake të asgjesimit të “armikut”.

Ky batalion ka patur në përbërje të tij ushtarakët më të zotë, që kanë nderuar ndër vite Shqipërinë gjatë pjesëmarrjes në misionet paqeruajtëse të NATO-s në vendet e përfshira në konflikt të armatosur ku rreziku për jetën ka qenë maksimal, si në Irak apo Afganistan.

Të stërvitur vetëm “për të vrarë”, efektivët “Komando” nuk janë të trajnuar për të bërë ndonjë “gjë” tjetër në jetë: veç neutralizimin dhe asgjesimit me gjaktftohtësi po qe nevoja, raporton
“BalkanWeb”.

Ndaj dhe shumë efektivë pas mbarimit të misioneve, të braktisur ndër vite nga shteti, të hedhur në rrugë, pa asnjë mundësi punësimi alternativ dhe të pa asistuar kurrë nga ana psikologjike, me kalimin e kohës nga “paqeruajtës” janë shndërruar në rrezik potencial për sigurinë: vrasës me pagesë, grabitës të rrezikshëm, trafikantë droge e deri në xhihadistë.

“BalkanWeb” raporton sot rastet e të gjithë ish-komandove të shndërruar në kriminelë të frikshëm, duke filluar nga viti 2011 e derimë tani, grabitjen në 9 shkurt 2017 të 3.2 milionë dollarëve në Qafë-Kashar nga një bandë profesioniste që në përbërje kishte pikërisht dy ish-ushtarë elitë të Batalionit special të FA-ve.

“BalkanWeb” rendit në mënyrë kronoligjike të gjitha rastet e përfshirjes së ish-trupave komando në krime shumë të rënda, ç’ka mund të shërbejë edhe si një formë ndërgjegjësimi në mënyrë që institucionet dhe ministria e Mbrojtjes në veçanti, të kthejë në të ardhmen sytë me programe rehabilitimi e politika socialesh nga kjo kategori, që e braktisur nga shtetit është potencialisht e prirur për krime të frikshme.

17 Shtator 2011/ Grabit 176 unaza prej ari, pranga komandos
Një oficer i ushtrisë, në repartin e forcave speciale “Komando” arrestohet me akuzën e grabitjes. Oficeri që kishte kryer 5 misione paqeruajtëse në Irak e Afganistan, përfundoi në pranga, pasi kërkohej
prej disa muajsh me akuzën e grabitjes ndaj një biznesmeni në Durrës, raporton
“BalkanWeb”.
11-08-25-44941_1
Kujtim Çeliku, 33 vjeç, nga fshati Mullet i Tiranës, akuzohej për ngjarjen e ndodhur në maj 2011, respektivisht për vjedhjen e një çante me 176 unaza floriri, me një vlerë prej 30 milionë lekësh. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në Mullet të Tiranës, u gjetën edhe municione dhe kallëpe tritoli, që ai i mbante pa leje. Çeliku po përgatitej për një tjetër mision paqeruajtës në Irak, që do të niste pas dy javësh. Emri i tij figuronte në listën me 58 komando paqeruajtës, të cilët janë dekoruar në vitin 2003 me medaljen “Për Shërbime Ushtarake”, dhënë nga Presidenti i Republikës.
Kujtim Çeliku, kishte marrë pjesë në 5 misione të tilla si pjesë e forcave Komando. Nga të dhënat rezultonte që ai të ketë qenë me shërbime të tilla, tri herë në Irak dhe 2 herë në Afganistan, raporton
“BalkanWeb”.

6 Qershor 2013/ Komandoja dënohet me 12 vjet burg, vrau të “dashurin” e nënës
Gjykata e Tiranës, dënon me 12 vjet burg oficerin e forcave komando, Aldo Morina për akuzën e vrasjes së taksistit Mehmet Beqiri.

Aldo Morina

Ish-komandoja, Aldo Morina

Por në aplikim të gjykimit të shkurtuar u vendos ulja e dënimit me 8 vite burgim.
“BalkanWeb” raporton se oficeri Morina, që ditën e vrasjes, më 1 janar 2013 u dorëzua në polici dhe pranoi krimin, me pretendimin se viktima i dhunonte nënën.
Sipas prokurorisë, Beqiri dhe nëna e të pandehurit kishin një lidhje jashtë martesore, lidhje e cila nuk është pritur mirë nga komandoja që në debat e sipër e ka qëlluar me armën e punës taksistin Beqiri.

21 Mars 2014/ Katër komando të Zall Herrit i bashkohen ISIS, dy vriten
Hetimet e prokurorisë për shqiptarët që shkonin të luftonin në Siri, zbulojnë të dhënë tronditëse. Sipas organit të akuzës, pjesë e ISIS ishin bërë edhe katër ish-komando shqiptare, dy prej të cilëve kanë gjetur edhe vdekjen.
e99ccbfcd6755ddf21cb5bc4bc8a7921_M
“BalkanWeb” raporton se emrat e ish-komandove që kanë shkuar në Siri janë:
Diamant Rasha (Emri fetar Ebu Amar– vrarë në Siri në dhjetor 2013, ish-komando në Zall-Herr)
Erjon Alinj (Vrarë në Siri, ish-komando në Zall- Herr)
Artur Balla (Emri Fetar Omer, kthyer nga Siria më 5 shkurt 2014, ish-komando në Zall-Herr)
Leonard Përlika (I kthyer nga Siria, ish-komando në Zall- Herr)

15 Korrik 2014/ Prodhonin mina me telekomandë, arrestohen 3 komando
Nga policia e Durrësit arrestohen tre komando për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”, respektivisht Fran Kola, Kleo Gjinkola dhe Alban Donaj, të cilët montonin e tregëtonin mina me telekomandë.
mina-telekomande-620x330
Sipas hetuesve të çështjes, Gjinkola pranoi faktin se ka prodhuar 7 mina me telekomandë dhe se ka kërkuar gjetjen e tregut për shitjen e tyre, ndërsa Donaj ka pranuar se bënte lidhjen e qarqeve me celularët dhe C4.
“BalkanWeb” raporton se dy ushtarët me pagesë deklaruan se kishin prodhuar vetëm 7 minat që gjeti dhe sekuestroi policia dhe se nuk kanë mundur të shesin asnjë në treg. Ndërkohë policia pretendoi se minat e prodhuara nga ushtarët janë përdorur në tre atentate, respektivisht në vrasjen e biznesmenit Xhemal Çela, ekzekutimin e Baki Xhabaftit dhe plagosjen e kryekomunarit Fredo Berberi, raporton
“BalkanWeb”.

ndricim balla

Ish-komandoja, Ndriçim Balla

17 Shtator 2014/ Dënohet me 35 vjet burg për vrasje ish-komandoja
Gjykata e Tiranës dënon me 35 vjet burg ish-oficerin e Forcave të Armatosura Ndriçim Ballën, për akuzën e vrasjes me dashje të Majlinda Hoxhës dhe plagosjen e Elton Fushës në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

“BalkanWeb” raporton se ngjarja e rëndë ndodhi më 9 shtator 2013 në zonën e ish-Bllokut, ku Balla qëlloi me armë zjarri në drejtim të Elton Fushës ndërsa ky ndodhej në lokalin e marrë më qira në këtë zonë, por plumbat kapën 35-vjeçaren Majlinda Hoxha e cila humbi jetën menjëherë.
Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe Elton Fusha, objektivi i atentatit, i cili i kishte 20 mijë lekë të reja borxh vëllait të autorit të vrasjes.

Romin Davidhi

Ish-komandoja, Romin Davidhi

15 Qershor 2016/ Arrestohet për trafik droge një komando
Në sajë të operacionit të koduar “Fast” policia arreston Romin Davidhi, 28 vjeç, banues në Durrës, komando i Forcave Detare si dhe Arjan Tabakut, 49 vjeç, banues në Krujë.

“BalkanWeb” raporton se arrestimi i tyre u bë pasi më datë 14.06.2016, në lagjen Nr.13, Plazh, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Fiat, me targa AA 799 LB, me drejtues Arjan Tabakun, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
Rreth 10 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa
Një trup pistolete bashkë me tytën
Fishekë të kalibrit 7.62 mm

Medat Hasani

Ish-komandoja, Medat Hasani

8 Nëntor 2016/ Arrestohet ish-komandoja, do kryente akt terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael
Parandalohet akti terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael, arrestohet komandoja që prodhoi bombën me telekomandë
Katër ditë para zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Izrael një operacion ndërkombëtar i shtrirë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, finalizohet me arrestimin e 18 personave të dyshuar për lidhje me ISIS. Në bazë të informacioneve të shërbimeve sekrete partnere, veçanërisht CIA-s dhe MOSSAD-it u bë e ditur se këta persona do kryenin një akt terrorist në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj ekipit të Izraelit.
“BalkanWeb” raporton se një nga të arrestuarit, i cilësuar nga Prokuroria, si personi kyç në grupin e xhihadistësve ishte edhe Medat Hasani, ish-komando e Ushtrisë shqiptare, i cili ka qenë pjesë e brigadave terroriste të ISIS, që drejtohen nga dy kosovarët Lavdrim Muhaxheri dhe Ridvan Haqifi.

Në një raport operativ të SHISH dërguar Prokurorisë, thuhet se Medat Hasani është larguar më 28.07.2013 drejt Sirisë dhe është kthyer në dhjetor 2013 në Shqipëri.
“BalkanWeb” raporton se Hasani dikur ka qenë efektiv i forcave speciale të ushtrisë, duke marrë pjesë në një mision ushtarak paqeruajtës në Irak.
Në këtë mision, Hasani ka shërbyer 6 muaj, dhe më pas është kthyer së bashku me të gjithë anëtarët e grupit. Mirëpo pas largimit nga ushtria, mendohet se ai ka rënë në kontakt me persona ekstremistë që predikojnë fenë islame, duke u indoktrinuar prej tyre që aftësitë e tij ushtarake t’i zbatonte për të kryer krime terroriste.
Hasani besohet se kishte marrë përsipër të ndërtonte apo të siguronte bombat me telekomandë, që do përdoreshin gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri-Izrael në stadiumin e Shkodrës, raporton
“BalkanWeb”.

grabitesi

Ish-komandot, Ditjon Memlika dhe Neim Avdulaj

9 Shkurt 2017/ Grabiten 3.2 milionë USD në Qafë-Kashar, arrestohen dy ish-komando
Në kuadër të operacionit “Patriot”, policia arreston 4 nga 8 grabitësit e 3.2 milionë dollarëve të BKT-së në afërsi të Rinasit. Mes të arrestuarve ishin edhe dy ish-komandot, Ditjon Memlika dhe Naim Avdulaj.
“BalkanWeb” zbuloi se Avdulaj është larguar nga ushtria në 2011 pas një mase disiplinore për shkak të mungesave në punë, ndërsa Memlikaj është larguar është larguar për mbarim qëndrimi në gradë.

“BalkanWeb” ka mësuar se Ditjon Memlika që ka shërbyer për një vit në Afganistan mësohet të jetë njohës i mirë i blindave, pasi ka drejtuar mjete të tilla. Ndërsa Naim Avdylaj, kushëriri i tij njihet si frekuentues i rregullt i basteve sportive dhe kazinove.
Neim Avdulaj nga Vlora ka shërbyer më herët si ushtar profesionist në Forcat Ushtarake të Zallherrit. Avdulaj ka qenë më parë i ndaluar në Itali për shpërndarje kokaine në vitin 2012, ku gjatë kontrrollit rutinë të policisë lokale u kap në flagrancë me 12 gramë kokainë, të cilën po përpiqej ta shpërndante te klientët në njërin nga lokalet e zonës së Cegias, raporton
“BalkanWeb”. Avdulaj është i martuar dhe ka një djalë.
Edhe Ditjon ka shërbyer më herët në Forcat e Armatosura dhe ka qënë pjesë e disa misioneve paqeruajtëse jashtë vendit, kryesisht në Irak dhe Afganistan, në vitin 2010. Memlika ka qenë pjesë e Forcave Komando të Zallherrit deri para dy viteve. Ai është i martuar dhe ka një fëmijë.
Të dy komandot u arrestuan falë operacionit “Patriot” që vijon ende edhe për kapjen e 4 prej 8 të dyshuarve si grabitës.

Previous Post

GRABITJA – DETAJE/ Kush ishin dy informatorët dhe “gabimi” që “zgjoi” dyshimet e Prokurorisë

Next Post

VIDEO/ Aeroplani përplaset me drerin, shpëtojnë 44 udhëtarët

admin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.