Gjykata e Tiranës la sot në burg Neim Avdulajn dhe Ernest Kupën, 2 prej autorëve të akuzuar për grabitjen e 3,2 milionë dollarëve në Qafë Kashar.
Neim Avdulaj ka pranuar grabitjen si dhe ka zbuluar detaje nga veprimtaria e bandës ku ai kishte rol vëzhgues.
Avdulaj vëzhgoi lëvizjen e eskortës së bankës për disa muaj dhe ditën e grabitjes kur u nisën paratë e bankës qëndronte në katin e tretë të një ndërtese pranë bankës.
Avdulaj sapo doli eskorta nga banka dërgoi SMS me kodin “U nis vajza”.
Avdulaj është shprehur: Paratë i thyenim me Xhyliun në pika valutore në Lushnje dhe Fier. Avdulaj ka treguar se paratë i fshihte për t’i përdorur disa vite më vonë.












