Zbulohen arsyet pse janë larguar nga ushtria dy ish-komandot Ditjon Memlika, 31-vjeçari nga Tepelena dhe Naim Avdulaj 28-vjeç nga Vlora, të arrestuar dje si pjesë e bandës që grabitën 3.2 milion euro të BKT më 9 shkurt në afërsi të Rinasit.
Avdulaj është larguar nga ushtria në 2011 raporton News 24 pas një mase disiplinore për shkak të mungesave në punë, ndërsa Memlikaj është larguar është larguar për mbarim qëndrimi në gradë.
mëson se Ditjon Memlika që ka shërbyer për një vit në Afganistan mësohet të jetë njohës i mirë i blindave, pasi ka drejtuar mjete të tilla. Ndërsa Naim Avdylaj, kushëriri i tij njihet si frekuentues i rregullt i basteve sportive dhe kazinove.
Neim Avdulaj nga Vlora ka shërbyer më herët si ushtar profesionist në Forcat Ushtarake të Zallherrit. Avdulaj ka qenë më parë i ndaluar në Itali për shpërndarje kokaine në vitin 2012, ku gjatë kontrrollit rutinë të policisë lokale u kap në flagrancë me 12 gramë kokainë, të cilën po përpiqej ta shpërndante te klientët në njërin nga lokalet e zonës së Cegias. Avdulaj është i martuar dhe ka një djalë.
Edhe Ditjon ka shërbyer më herët në Forcat e Armatosura dhe ka qënë pjesë e disa misioneve paqeruajtëse jashtë vendit, kryesisht në Irak dhe Afganistan, në vitin 2010. Memlika ka qenë pjesë e Forcave Komando të Zallherrit deri para dy viteve. Ai është i martuar dhe ka një fëmijë.
Të dy komandot u arrestuan falë operacionit “Patriot” që vijon ende edhe për kapjen e dy prej 6 të dyshuarve si grabitës. Që prej mesditës së djeshme dhjetëra forca policie morën pjesë në operacionin nga ajri dhe toka, me kontrolle të shumta në banesa e biznese të personave të dyshuar në zonën e Vorës, Prezës e Farkës. Mësohet se policia ka sekuestruar sende të ndryshme në cilësinë e provave materiale gjatë këtyre kontrolleve, si dhe një shumë të konsiderueshme parash që grabitësi i kishin fshehur në kasafortën e një servisi makinash në Vorë, dhe të groposura brenda tenxhereve me presion në Vlorë. Hetimet dhe operacioni vijon deri në kapjen e 2 pjestarëve të shpallur në kërkim.












