• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nishani: Rama sulm të dhunshëm ndaj Institucionit të Presidentit

admin by admin
15 February, 2017
in Politika
0
Nishani: Rama sulm të dhunshëm ndaj Institucionit të Presidentit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka folur për herë të parë hapur për konfliktin e tij me kryeministrin Edi Rama. Kreu i Shtetit tha në një intervistë për Edison Ypin në portalin Ypi.al se Rama ka sulmuar ashpër dhe dhunshëm institucionin e Presidentit sistematikisht, duke nisur që me heqjen e fotos nga institucionet dhe deri te goditjet publike. Sipas Nishanit, për këtë u angazhua i gjithë pushteti, të gjitha mekanizmat e pushtetit dhe të gjithë aleatët e mundshëm të Kryeministrit.
“Nuk ka qenë konflikt. Ka qenë një atak i dhunshëm, i egër, i paqytetëruar i Kryeministrit ndaj Institucionit të Presidentit të Republikës. E para herë në historinë e shtetit tonë që ndodh në këtë masë dhe në këtë formë kaq të paramenduar, të organizuar dhe sistematike”, tha Nishani.

Zoti President, sa të shëndetshëm e kemi integritetin kombëtar, shtetëror, institucional?
Integriteti kombëtar, shtetëror dhe institucional përbëjnë kolonën, shtyllën kurrizore të vendit, shtetit, kombit. Në proporcion me këtë rëndësi të madhe që kanë, edhe përballen me sfida serioze. Sa i përket integritetit kombëtar, ne shqiptarët kemi dalë përfundimisht në anën e ndriçuar të botës duke qenë tashmë anëtarë të NATO-s. Jemi pra në parametra të lartë garancie. Por kemi dhe përgjegjësinë e madhe të përmbushim detyrimet tona në raport me Aleancën dhe sigurinë tonë kombëtare, veçanërisht në buxhetimin e mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.
Integriteti shtetëror dhe ai institucional, në bashkëudhëtim me tre aspekte dominuese ndaj tyre, janë të sfiduara seriozisht nga aktiviteti i shtuar, i organizuar dhe i sofistikuar i krimit të organizuar (veçanërisht trafiku i lëndëve narkotike), së dyti nga korrupsioni gjerësisht i përhapur dhe arrogant. Aspekti i tretë është ai i shpresës pozitive, dinjitetit dhe koshiencës së popullit shqiptar. Besoj fort se ky dimension social, pavarësisht sfidave të jetës së përditshme me të cilat qytetarët ndeshen, përbën një garanci për një përballje të suksesshme me kërcënimet që i shfaqen sot integritetit shtetëror dhe institucional.

Në ç’masë funksionon sot në Shqipëri bashkëpunimi ndërinstitucional? Cilat janë vështirësitë, pengesat?
Për fat të keq bashkëpunimi ndërinstitucional ka probleme, çka e dëmton shtetin tonë. Kur Kryeministri bojkoton mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, imagjinoni se çfarë ndikimesh negative ka në tërë piramidën zbritëse të institucioneve të shtetit ky gjest kryeministror, pa dyshim më i keqi shembull i dhënë në këto 25 vite nga një instancë kaq e lartë. Jo vetëm pse ndodh për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, por veçanërisht për shkak të imazhit të keq që bojkotimi në fjalë na përhap në botë. Ju pyesni për pengesat apo vështirësitë. Nuk ka të tilla. Ka thjesht arsye të mosarsyes që nuk pranon sistemin politik bazuar në shtetin ligjor që funksionon mbi bazën e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

A ka mbaruar tranzicioni ynë post-diktatorial, a është futur Shqipëria në rrugën pa kthim të normalizimit? Cilat janë në këtë kontekst problemet që mbeten për t’u zgjidhur, dhe punët për t’u bërë?
Lista e problemeve dhe punëve që kanë mbetur për t’u bërë është tepër e gjatë. Koha për t’i përmbushur ato është aq e largët sa do ekzistojë vetë Shqipëria. Secili prej nesh, çdo faktor i shoqërisë sonë, çdo institucion, çdo qeveri që do të vijë, do ketë diçka për të bërë. Tranzicionin unë e shoh si një rrugëtim përgjatë të cilit nga një situatë në një tjetër, nga një standard në një tjetër, nga një realitet në një tjetër, e bëjmë veten ronë, jetën tonë, vendin tonë, më të mirë se dita apo viti që lemë pas.

Kanë arritur shqiptarët të sigurojnë një thurje sociale të qëndrueshme pa merak konfrontimi mes institucioneve, pa rrezik përplasje mes shtresave?
Unë nuk dal dot nga kultura ime njerëzore dhe politike. Ndaj më duhet të them me keqardhje, ende jo. Për një tërësi arsyesh. E para e mbi të gjitha pasiguria e skajshme ekonomike individuale dhe familjare, për rrjedhojë edhe shoqërore. Shqiptarët përjetojnë një realitet ekonomik dëshpërues krejt të pamerituar. Sa kohë do ketë shqiptarë që do lihen në mëshirën e sigurimit të bukës së përditshme, nuk do mundemi të kemi një thurje shoqërore të qëndrueshme, për pasojë rreziku i konfrontimit institucional dhe social do jenë prezent.

A jetojnë shqiptarët përditë e më mirë, a janë ata çdo ditë e më të sigurtë, në fund të fundit çdo ditë e më të lirë?
Përgjigjen e kësaj pyetjeje e dinë vetëm qytetarët. Ata dhe vetëm ata mund të flasin për veten e tyre.

Marrëdhëniet Tuaja me Kryeministrin Edi Rama kanë pasur në këto vite karakter dukshëm konfliktual. Ka qënë dhe është diçka e pazararshme, thjesht një prekje reciproke në sedër, pra diçka që nuk e ka kapërcyer një ping-pong verbal me jush, apo më keq se kaq?
Nuk ka qenë konflikt. Ka qenë një atak i dhunshëm, i egër, i paqytetëruar i Kryeministrit ndaj Institucionit të Presidentit të Republikës. E para herë në historinë e shtetit tonë që ndodh në këtë masë dhe në këtë formë kaq të paramenduar, të organizuar dhe sistematike.
Institucioni i Presidentit nuk ka pasur kurrë qëllim, as arsye, as mekanizma, për të bërë sulme ndaj qeverisë apo Kryeministrit. Përkundër, ka qenë pareshtur nën sulmin dhe goditjet publike të tyre. Dita e parë dhe gjesti i parë i Kryeministrit ishte heqja e fotos së Presidentit nga protokolli i Shtetit Shqiptar.
Nuk ishte thjesht një akt që dhunonte Kushtetutën e vendit, por edhe fillimi i zbatimit të një sjelljeje institucionale që do të pasonte të gjitha vitet më pas me një qëllim të vetëm: Delegjitimitetin e Institucionit të Presidentit të Republikës. Për këtë u angazhua i gjithë pushteti, të gjitha mekanizmat e pushtetit dhe të gjithë aleatët e mundshëm të Kryeministrit. Megjithatë arritëm ta ruajmë të pastër dhe të paprekur dinjitetin, integritetin, imazhin e Institucionit dhe të shtetit.

Përvojat e këtyre viteve si President i Republikës, a kanë qenë për Ju Zoti President përveçse të vështira, pse jo dhe të bukura?
Ende herët Edison, për të folur për përvojat. Janë të shumta dhe surprizuese. Do kemi kohë për t’i treguar edhe ato.

Previous Post

VIDEO/ Pamje nga operacioni në Dibër për kapjen e njërit prej grabitësve të 3.2 milionë dollarëve

Next Post

GRABITJA/ Në bandën e vjedhjes së 3.2 milionë dollarëve edhe dy vëllezër nga Tropoja, lidhje te tyre me kapobandën

admin

admin

Next Post
GRABITJA/ Në bandën e vjedhjes së 3.2 milionë dollarëve edhe dy vëllezër nga Tropoja, lidhje te tyre me kapobandën

GRABITJA/ Në bandën e vjedhjes së 3.2 milionë dollarëve edhe dy vëllezër nga Tropoja, lidhje te tyre me kapobandën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.