• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Manjani: Një lajm i keq na vjen nga Strasburgu

admin by admin
15 February, 2017
in Politika
0
Manjani: Një lajm i keq na vjen nga Strasburgu
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka postuar sot në Facebook një status ku ai thotë se lajmi që Gjykata e Strasburgut ka vendosur dëmshpërblim sipas tij të rëndë për financat është lajm i keq. Kjo ka të bëjë më ligjin e ri të trajtimit të pronave ku Kushtetuesja ka pranuar që formula e kompensimit është e drejtë dhe lejon kthimin fizik të pronës së lirë tek pronarët. Sipas tij qeveria është e paqartë. Ai akuzon Avokaturën e Shtetit që sipas tij ka për qëllim që të merret studioja e gruas së Tony Blair që të na mbrojë në Strasburg.

 

POSTIMI i Manjanit:

Përshëndetje,
Lajmi që Gjykata e Strassbourg ka vendosur dëmshpërblim të rëndë për financat tona publike, nuk është aspak i mirë. Këto çështje në fakt ishin shqyrtuar nga kjo gjykatë që vjet në mars, nderkohë që Gjykata jonë Kushtetuese kishte çelur gjykimin per kushtetuetshmërinë e ligjit te ri per Trajtimin e Pronës.
Gjykata Kushtetuese ka pranuar përfundimisht që formula e kompensimit financiar është plotesisht kushtetuese dhe e drejtë. Gjithashtu Gjykata shfuqizoi dy paragrafë që i hap rrugë kthimit fizik te pronës së lirë për të gjithë ato kërkesa që janë të patrajtuar ende nga Agjensia e Trajtimit të Pronës (ATP). Vlerësoj se Gjykata Kushtetuese korrektoi një gabim domethënës, pra të lejimit te kthimit të pronës së lirë pronarit të saj.
Qeveria, jo të gjitha agjensitë e saj, është ende e paqartë mbi strategjinë që do ndjekë pas këtij vendimi. Pra pyetja që ngrihet është: do të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kthimimin fizik te pronës pronarëve apo jo? Nëse po, në ç’masë?
Mbi këtë bazë do të duhet të mbahet edhe qëndrimi zyrtar i shtetit përpara Gjykatës së Strasbourg, e cila do të shqyrtojë këtë ligj tonin nëpërmjet shqyrtimit të një ose dy çështjeve nga lista e gjatë e aplikantëve atje. Por ndërkohë ende qeveria nuk ka një qëndrim mbi pyetjet që janë ngritur tashmë.
Sigurisht kjo situatë kaotike (pa shkak të arësyeshëm) shfrytëzohet më së miri nga avokatët dhe Gjykata e Strassbourg vazhdon të ndëshkojë Shqipërinë, ndonëse ende me çështje të vjetra.
Avokatura e Shtetit tonë është në fakt pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes. Interpretimet e saj për këtë situatë janë të gabuara dhe me qëllime të paqarta. Kërkesat e saj të vetme janë të merret studio ligjore e gruas së Tony Blair që të na mbrojë në Strassbourg. Kërkesa këto të rrëzuara sistematikisht nga Ministri i Drejtësisë si të pamotivuara nga ligji.
Kujtoj se për këtë çështje kisha propozuar një VKM që e zgjidhte një herë e mirë përzgjedhjen e studiove të avokatisë. Ky projekt fle ende në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave. Qartësisht ky është zyrtari që mbron Avokaten aktuale të Shtetit dhe nxit përzgjedhjen selektive të studiove private. Kjo ishte në fakt arësyeja përse i refuzova të gjitha propozimet për përzgjedhje studiosh pa tender dhe kuturu.
Tani qeveria duhet të mbledhë mendjen dhe të kthejë pronarëve pronat e lira, ashtu siç urdhëron në fakt Gjykata Kushtetuese! Sa më shpejt ta bëjë këtë gjë aq më e mirë do jetë zgjidhja e kësaj çështje ngërç për shoqërinë, financat e shtetit dhe ekonomisë kombëtare.
Gjithnjë kam mbështetur pikpamjen e kthimit fizik të pronës së lirë. Vetëm kjo në fakt është rivendosje reale e të drejtës së cënuar. Kompensimi financiar duhet të ishte mjet i jashtëzakonshëm dhe i drejtë sipas formulës që ka ligji i ri tashmë, që zbatohet në kushtet kur prona është e zënë faktikisht dhe jo kur pritet të zihet nga zabtuesit e rinj (qofshin këta edhe me leje ndërtimi).
Shoqëria nuk mund të paguajë para për kompensim kur prona është e lirë. Është absurd qëndrimi i Kryeministrit që të mos kthehet prona e lirë pronarit se medemek kjo iu dashka dhënë sipërmarrësve për fshatra turistikë! Nga ana tjetër edhe më absurde bëhet padrejtësia kur me leje legalizimi qeveria vlerëson vetëm zabtuesit e pronës së tjetrit.
Prandaj duhet sa me shpejt të zbatohet vendimi që prona e lirë ti kthehet pronarit. Në shumicën e rasteve rezulton se ky kthim është 100% ose afërsisht aq. Nuk kemi pse të hezitojmë për të vënë në vend një padrejtësi që rëndon financiarisht shumë breza.
Këtë qëndrim pret dhe Strassbourg-u dhe nuk besoj se ka nevojë për studio avokatie private për të spjeguar kaq thjeshtë këtë gjë!
Në të kundërt vetëm do shtohet fatura financiare, të cilën askush nuk ja ka borxh sot e në të ardhmen shtetit që qeveriset keq!

Previous Post

Lihen në burg nga gjykata dy nga grabitësit e bankës, organizatori shfaq shenja pendese

Next Post

Doris Pack flet për zgjedhjet në Shqipëri, korrupsionin dhe dekriminalizimin: Ka mungesë të madhe…

admin

admin

Next Post
Doris Pack flet për zgjedhjet në Shqipëri, korrupsionin dhe dekriminalizimin: Ka mungesë të madhe…

Doris Pack flet për zgjedhjet në Shqipëri, korrupsionin dhe dekriminalizimin: Ka mungesë të madhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.