Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masat e sigurisë për Fation Xhyliut dhe Ditjon Memlikës, dy prej të arrestuarve për grabitjen e parave të bankës.
Mësohet se Xhyliu ka shprehur pendesë para gjykatëses në seancë. Fation Xhyliu ish-punonjësi i kompanisë siguruese “Ro-Gat Security” është çelësi i zbardhjes së identitetit të 5 anëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal. Fation Xhyliu, pavarësisht se pranon të ketë pasur vetëm rolin e vëzhguesit në grabitjen e një jave më parë, rezulton të jetë një nga organizatorët kryesorë të ngjarjes.
Prokurorë të cështjes ishin Dado dhe Karanxha, ndërsa avokatë, Arben Peci për Fation Xhyliun, ndërsa Ditjon Memlika nuk kishte dhe iu caktua kryesisht.











