Pas më shumë se një viti nga publikimi i “Bonbon” Era Istrefi ka zyrtarizuar datën kur do të dalë kënga e re.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, këngëtarja ka njoftuar të gjithë fansat se më 24 shkurt do të publikohet singëlli i ri me titull “Redrum”, titull i cili nënkupton fjalën “vrasje” ose “vrasë”.

Mesa duket Era ka vendosur të godas fortë edhe këtë herë në bashkëpunimin me Felix Snow.

Nga pamjet e para, Era Istrefi duket ti ketë qëndruar besnike ngjyrave të saj të preferuara, rozës dhe flokëve biondë.












