Një i dënuar në Korcë i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vashtëmi të Korçës, ku Sergei Cenolli është gjetur i vetëvarur në shtëpinë e tij.
Ai mësohet se kishte dalë me leje nga burgu.
Cenolli ishte dënuar me 6 vite burg për trafik armësh dhe i kishin mbetur edhe 2 vite burg për të vuajtur.












