Kreu i opozitës, Basha është takuar sot me banorët e Shkodrës të cilëve u ka bërë thirrje t’i bashkohen protestës së 18 shkurtit.
“Qeveria është bërë palë me krimin. Qeveria ka bërë pakt me kriminelët për të vjedhur votat. Më 18 shkurt nis një lëvizje e madhe. Gati për marshim, koha është tani. Qytetarët janë mbushur me mashtrime, por qeveria që do të vijë nuk do të vjelë taksat e shqiptarëve” tha Basha.
“Diçka e madhe po ndodh në Shqipëri, diçka e madhe po ndodh anembanë vendit tonë, njerëzit po refuzojnë dëshpërimin, njerëzit po refuzojnë të keqen, njerëzit kanë vendosur të bashkohen dhe unë dhe Partia Demokratike do t’i prijmë këtij bashkimi më 18 shkurt”, u tha Lulzim Basha të rinjve sot në Shkodër, të mbledhur në një takim që paralajmëron mbështetjen për protestën e madhe të 18 shkurtit në Tiranë.
Kryetari i Partisë Demokratike i ka informuar të rinjtë se ai ka një projekt që siguron shanse për ta, për punësim e mirëqënie, që askush të mos e braktisë vendin por ta ndërtojë të ardhmen këtu.
Projekti i z.Basha ofron stazh të paguar për 10 mijë të diplomuar në vit, por gjithashtu do të ketë mbështetje të vecantë për idetë dhe kreativitetin e tyre, që sjellin mirëqënie dhe zhvillim.
Lulzim Basha prej ditësh ka nisur nëpër Shqipëri takime me anëtarë të PD dhe qytetarë të thjeshtë për t’i ftuar në protestën e 18 shkurtit që do të mbahet në Tiranë. DRONI.al











