• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ZËRI I AMERIKËS/ Lirimi i pilotit italian ngre pikëpyetje mbi seriozitetin e luftës kundër drogave në Shqipëri

admin by admin
14 February, 2017
in Kronika
0
ZËRI I AMERIKËS/ Lirimi i pilotit italian ngre pikëpyetje mbi seriozitetin e luftës kundër drogave në Shqipëri
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për të lënë të lirë një pilot Italian të dyshuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike është pritur me kundërshti nga gjykata dhe ka ngritur pikëpyetje mbi seriozitetin e autoriteteve shqiptare në luftën kundër fenomenit mjaft të përhapur të kultivimit dhe trafikimit të hashashit. Zëri i Amerikës në bashkëpunim me rrjetin investigativ BIRN, i hedh një vështrim luftës kundër drogave
Piloti Italian, Guido Guidi u lejua të largohej nga Shqipëria pas pesë muajsh hetime si i dyshuar për tentativën e trafikimit të 200 kilogramëve lëndë narkotike me avionin e tij të markës Pajper.
70 vjeçari nga provinca e Komos në Italinë e Veriut u la i lirë me kërkesë të Prokurorisë së krimeve të Rënda në Tiranë më 24 janar, në këmbim të një garancie pasurore me vlerë 10 mijë euro.
Sipas vendimit të Gjykatës së krimeve të Rënda për rastin Guidi, të cilin BIRN e disponon, Prokurororja e çështjes, Dolores Musabelliu argumentoi se piloti Italian dyshohet për një vepër penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe se ekziston gjithashtu rreziku që ky person të mos vihet në dispozicion të hetimeve. Megjithatë, ajo vlerësoi se garancia pasurore prej 10 mijë eurosh është një masë e përshtatshme për nevojat e sigurimit.
Në vendimin e saj, Gjykata e quajti kërkesën e Prokurorisë për lirimin me garanci të Guidit si kontradiktore dhe gjykoi se sasia e vogël monetare nuk garanton paraqitjen e të dyshuarit përpara organeve të hetimit.
“Duke u nisur nga kushtet dhe kriteret e mësipërme, por edhe nga mënyra e organizimit të kësaj vepre penale, transportimi me avion i sasisë së lëndës narkotike dhe përhapja e saj në rang kombëtar dhe ndërkombëtar kohët e fundit e bën këtë vepër me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, vërejti Gjykata.
Megjithatë, për shkak të nenit 244 të Kodit të Procedurës Penale, që përcakton se gjykata nuk mund të caktojë një masë sigurie më të lartë se sa kërkesa e Prokurorisë, ajo miratoi lënien e lirë të Guido Guidit.
E kontaktuar nga BIRN, Prokurorja Dolores Musabelliu tha se në vendngjarje nuk u sekuestrua lëndë narkotike, çka sipas saj e vështirëson së tepërmi suksesin e hetimeve dhe dërgimin e çështjes në gjykatë.
Por të dhënat e siguruara në vendimin e Gjykatës së krimeve të rënda tregojnë se Guidi ka pranuar para hetuesve se në Shqipëri kishte ardhur për të trafikuar 200 kilogramë hashash drejt Italisë.
Në dëshminë e tij për prokurorët, ai ka pranuar se kishte fluturuar drejt Shqipërisë më 15 shtator së bashku me një shtetas tjetër Italian, por sipas tij, operacioni i trafikut të drogës kishte shkuar keq.
“Pista ishte e lagësht dhe e rrezikshme, por Françesko këmbënguli që të uleshim. Në fund të pistës ishte një furistradë në ngjyrë të zezë dhe dy persona, ndërsa Francesko u ul nga avioni dhe ngarkoi lëndën narkotike së bashku me ata. Ata ngarkuan pesë çanta të mëdha me nga 30 kilogramë secila dhe disa çanta më të vogla”, dëshmoi piloti Italian.
Në vendimin e gjykatës thuhet gjithashtu se Guidi u kishte kërkuar bashkëpunëtorëve të tij që të mos ngarkonin më, pasi ishte e rëndë për avionin. Ai ka shpjeguar më pas se avioni u dëmtua dhe nuk u ngrit dot për shkak të ngarkesës dhe terrenit të papërshtatshëm, ndërsa personat kishin marrë sërish lëndën narkotike dhe ishin larguar para mbërritjes së policisë.
I dyshuari ka sqaruar gjithashtu se trafikimi i drogës ishte organizuar nga dy shtetas shqiptarë dhe dy italianë, me të cilët Guidi kishte ardhur edhe tre herë të tjera në Shqipëri.
Gjatë udhëtimeve të mëparshme ai kishte qëndruar në një hotel në afërsi të Rinasit dhe kishte drekuar bashkë me personat e tjerë në një restorant-kështjellë në zonën e Fushë-Krujës, udhëtime të cilat janë verifikuar më pas nga hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Prokurorja Musabelliu tha se hetimet vazhdojnë edhe pas largimit drejt Italisë të pilotit 70 vjeçar, ndërsa këmbënguli se nuk mund të jepte shpjegime të tjera për shkak të sekretit hetimor.
Piloti italian u ndalua në 15 shtator të vitit 2016 në një pistë të hapur në grykëderdhjen e lumit Ishëm në Durrës, pasi avioni që ai drejtonte pësoi avari. Guidi qëndroi për pesë muaj në rezidencën e Ministrisë së Brendshme në Durrës me një status të paqartë ligjor dhe në dispozicion të hetuesve të çështjes.
Ai është piloti i dytë italian që ndalohet në Shqipëri, në përpjekje për të trafikuar jashtë kufijve një pjesë të vogël prej sasisë së madhe e kanabisit që prodhohet në vend.
Ndryshe nga piloti Xhorxho Riformato, që u dënua me 15 vjet burg për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, përballja me drejtësinë shqiptare e Guido Guidit rezultoi më fatlume.
guidoooo

Previous Post

FOTO GALERI/ U mori veshkën 500 deleve, zbulohet pas 6 vitesh kafsha mizore

Next Post

EMRAT/ Ja 4 personat e arrestuar për grabiten e 3.2 milionë dollarëve

admin

admin

Next Post
EMRAT/ Ja 4 personat e arrestuar për grabiten e 3.2 milionë dollarëve

EMRAT/ Ja 4 personat e arrestuar për grabiten e 3.2 milionë dollarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.