Ilir Meta ka mbajtur një deklaratë për median për takimin që ka mbajtur për 2 orë me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Donald Lu.
Meta tha se takimi ka pasur në fokus Reformën në Drejtësi. “Me ambasadorin dhe ekipin e tij, patëm një takim tepër konstruktiv dhe bashkëpunues, i cili është në vrazhdën e zbatimit të Reformës në Drejtësi, në mënyrë sa më transparente parimore dhe institucionale. Gjithashtu dhe në rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme dhe standardit të tyre”, u shpreh Meta. DRONI.al












