Disa ditë pas ngjarjes së Qafë-Kasharit ku u grabit një makinë policie private që transportonte paratë e një banke, policia ka ndaluar një person. Shtetasi që është ndaluar është me iniciale F.GJ. Ai u shoqërua bashkë me vëllain e tij që më pas u lirua. Mësohet se shtetasi me iniciale F.GJ., akuzohet për bashkëpunim.
Bëhet me dije se ai ka qenë punonjës më përpara në policinë private.












