Një person është plagosur pasditen e sotme në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Policia e Shkodrës ka marrë njoftim për një sherr me thika mes nxënësve dhe të paktën një person të plagosur por nuk ka ende informacione të tjera. I plagosur ka mbetur Aleksander Nengagu 17 vjeç.
I plagosuri është duke u transportuar për në spital me helikopter. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa mësohet se i plagosuri është në gjendje kritike.












