Një kufomë njeriu e dekompozuar është gjetur sot nga kalimtarët në fshatin Dragoc të Postribës në Shkodër. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se kufoma i përket një mashkulli rreth 40-45 vjeç, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tij.
Kufoma është gjetur nga kalimtarët në një kanal të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Nuk dihet ende sa kohë ka personi i gjetur në kanal që ka humbur jetën.
Policia në vendngjarje ka nisur hetimet, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet dhe motivet e vdekjes.











