Një aksident i rëndë pranë rrugës së Elbasanit, pikërisht përballë këndit të lojërave për fëmijë “7 Xhuxhat”, në Tiranë. Një mjet si pasojë e shpejtësisë ka humbur kontrollin duke u përplasur me pemët anësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore si dhe ambulanca e cila ka transportuar për në spital në gjendje të rëndë për jetën drejtuesin e mjetit të aksidentuar.
Policia ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e këtij aksidenti të rëndë.












