Policia e Tiranës bëri të mundur arrestimin e Tomi Cigares, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në orën 17:30 në apartamentin e tij, dyshohet të ketë qënë nën efektin e hashashit dhe ka goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, shtetasin Ergys Metolli 24 vjeç, banues në Tiranë , i cili ndodhet në spital në gjëndje të rëndë për jetën.
Gjithashtu edhe shtetasi Tomi Cigarja ka marrë goditje të lehta me thikë në trup nga shtetasi Metolli.











