• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORIA/ Zv.ministri që i shkatërroi familjen artistes shqiptare: Kërkonte seks për favore

admin by admin
11 February, 2017
in Kulture
0
HISTORIA/ Zv.ministri që i shkatërroi familjen artistes shqiptare: Kërkonte seks për favore
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndodh rrallë që histori të tilla dikush t’i tregojë publikisht, por artistja shqiptare ka guxuar. Në fakt, po flasim për një histori, e cila kujt më shumë e kujt më pak mund t’u ketë ndodhur shume shqiptarëve. Njerëz të pushtetshëm që kërkojnë raporte seksuale në këmbim të favoreve kemi dëgjuar shpesh, por kur kete e kerkonte nje zevendesminister I Brendshem ne kohen e diktatures komuniste, situata ishte edhe me e rrezikshme.

Balerina Hueyda El Saied ka treguar në “Xing me Ermalin” historinë e jetës së saj dhe se si zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Fecorr Shehu, i shkatërroi familjen. Pasi tregon njohjen e dy prindërve të saj, babait sudanez dhe mamasë shqiptare, Hueyda zbulon se pasi kishte lindur ajo, familja donte të transferohej në Libi. Kjo do të kishte ndodhur, nëse zv-ministrit të Punëve të Brendshme të asaj kohe Fecorr Shehu mos t’i shkonte në mendje të fuste në shtrat mamanë e saj, e cila ishte një nga femrat më të bukura në Tiranë. 

 

“Feçorr Shehu, zv-ministri i Punëve të Brendshme sheh pashaportën e mamit tim dhe i bën përshtypje, sepse mami im është shumë e bukur, ishte shumë e bukur, ka qenë një nga femrat më të bukura në Tiranë.  Një ditë mami kthehej nga puna, në bulevard dhe tek hotel “Dajti” i ndalon një makinë me perde të zeza, hap derën dhe e pyet: Ju jeni Djanushka El Saied? “Po”- i thotë ajo. Personi i thotë: Unë jam zëvendës-ministri i Punëve të Brendshme dhe të hënën në orën 12 duhet të vini në zyrën time. Mbyllet makina dhe ikën. Mami shkon në shtëpi dhe i tregon babit, i cili tha se do ta shoqëronte. Shkuan atje, takuan zëvendës-ministrin dhe ky nxorri si pretekst që meqë unë dhe mamaja ime ishim shqiptare, babi duhet të largohej nga Shqipëria dhe pas gjashtë muajsh, kur të verifikohej se babi kishte kushte të mira për të na mbajtur do na dërgonin neve. Babi refuzoi dhe i tha se nuk do largohej pa gruan dhe fëmijën e tij, ndërsa ai i dha fjalën e Partisë. Si përfundim, pas shumë premtimeve babi largohet duke lënë mamanë vetëm me 26 lekë të vjetra, në një shtëpi bosh, sepse çdo gjë ishte shitur, dhe aty fillon tragjedia e jetës sime”, ka treguar Hueyda. Në rrëfimin e saj prekës, balerina shpjegon më tej se, “Babai im vjen pas gjashtë muajsh për të na marrë, por nuk e lejojnë as të zbresi nga avioni. Ndërkohë, ky ftonte mamin tim shpeshherë në zyrë duke iu vardisur dhe mami im refuzonte, derisa arriti në atë pikë që i tha, sa të jem unë zëvendës ministër i punëve të brendshme ti dhe vajza jote nuk keni për të dalë nga Shqipëria.  Dhe e mbajti fjalën. Unë e kam parë tim atë 16 vjet më vonë, kur isha 19 vjeç”, shpjegoi ajo. Hueyda shtoi se babain e saj e kanë përzënë nga Shqipëria në vitin 1978, unë ishte vetëm 3-vjeçe.  “Ai ka qëndruar në vendet e rajonit për shumë kohë, me shpresën se do shkonim ne, sepse na premtonin. Një zotëri më ka thënë se më njihte, sepse në atë kohë ka qenë oficer dhe mbante mend që unë me mamin prisnim aty, ndërsa ai ndonjëherë na pranonte, ndonjëherë jo. Unë kam qenë e vogël dhe nuk kuptoja, por mendoj se na pranonte për t’i thënë mamit: Hë e ke ndarë mendjen?”, përfundoi ajo rrëfimin. Në lidhje me rikthimin e të atit, balerina e famshme ka treguar se në fakt, babai dhe mamaja e saj nuk janë divorcuar ndonjëherë, por koha bëri që të largoheshin. “Babai im ka ardhur pasi mbaroi regjimi, në vitin 1994. Në atë kohë jetonte në Arabi Saudite. Nga athina na ka dërguar një telegram, i cili vjen 5 ditë pasi babai im ishte në Shqipëri dhe unë e kisha takuar. Por meqë ne nuk e kishim marrë telegramin, ai mbërrin në Rinas dhe sheh që askush nuk e priste, por për fatin tim të mirë, kisha fituar “12 vallëzime pa një të shtunë” dhe më njihnin të gjithë. Ai merr një taksi dhe taksisti e kishte njohur dhe e sjell në shkollë. Unë isha në vit të katërt në Shkollën e Baletit. E pash nga mënyra se si ishte veshur që ishte i huaj dhe po mendoja se si t’i drejtohesha. Ai kthehet dhe më thotë Hueyda jam babi. Unë i ngjaj shumë tim atit, ka qenë një nga takimet më emocionuese, imagjinoje, unë i njihja vetëm zërin”, tregoi ajo. 

Previous Post

Artistja shqiptare: E tmerrshme, babai do më detyronte të vishesha me perçe

Next Post

Horoskopi, 11 Shkurt 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

admin

admin

Next Post
Horoskopi, 11 Shkurt 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 11 Shkurt 2017/ Dhe yjet rrinë..., e flasin për JU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.