I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore me qëllim që ti shmangej masës administrative. Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.
Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me efektivat e policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit, Ilir Allmeta, 48 vjeç, banues në Kavajë
Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në afërsi të fshatit Papërr është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qënë duke drejtuar mjetin tip Ford Focus” me targa AA 971 IB në shkelje të Kodit Rrugor.
Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t’i jap 1000 lekë punonjësit të policisë rrugore me qëllim që ti shmangej masës administraive për parakalim të gabuar
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale mjetin dhe lekët












