Policia e Tiranës ndaloi dje te pallati me Shigjeta një makinë plot para që ishte nisur për në Orikum.
Sic është bërë e ditur tashmë paratë dhe kompania e policisë private ishin të njëjtat që cuan paratë në Rinas dy ditë më parë, policia private Jaguar dhe banka BKT.
Poolicia ndërkohë ka konfimruar se një mjet shoqërues që u pretendua se përforconte dërgesën e bankës, nuk kishte lidhje me kompaninë dhe se nuk shoqëronte ngarkesën.
Njoftimi i policisë
“Më datë 10.02.2017, ora 09:30, te Pallati me Shigjeta, mjeti i blinduar me targë AA897AH, i security “Jaguar”, I cili ishte nisur nga banka BKT në Bulevardin “Zhan D’ark”, për në Orikum Vlorë, është kthyer mbrapsht nga shërbimet tona, për veprime të parregullta për transportimin e vlerave monetare. U shoqëruan në DVP Tiranë, 7 anëtar të SHPFSF “Jaguar”, mjeti me targë AA897AH (i blinduar) dhe mjeti me targë AA184IZ (mjeti shoqërues), i cili u pretendua nga SHPFSF se po shoqëronte mjetin e blinduar, por realisht nuk ishte me të”.











