Pasditen e sotme një person humbi jetën pasi u aksidentua nga një automjet teksa ishte duke kaluar rrugën.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Laç – Mamurras.
Këmbësori Pëllumb Asllanaj, 58 vjeç është përplasur nga automjeti tip Benz me targë AA 044 MS.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e shoferit, 22-vjeçarit Preng Gjoka pasi dyshohet se ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.












