Policia ka bllokuar sot një eskortë të Shoqërisë Private të Sigurisë Fizike “Jaguar”.
Sipas Altin Qatos, drejtorit të Policisë së Rendit në Policinë e Shtetit, mësohet se kjo kompani, megjithëse i është hequr licenca, po transportonte sot vlera monetare të së njëjtës bankë, që u grabit dje. Sipas Qatos, pas informacionit, u ndërhy nga ana e policisë dhe eskortë, bashkë me “ngarkesën” u shoqërua dhe u kthye në bankë.











