Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon fort se grupi që kreu grabitjen e në Rinas ditën e djeshme, është i njëjti që kreu edhe grabitjen e 3 dhjetorit të vitit 2015, po në të njëjtin aks, thuhet në një shkrim të gazetës Panorama.
Në të dyja grabitjet skena ka qenë e njëjtë, sipas prokurorëve
Kanë qenë dy automjete, i njëjti numër grabitësish dhe e njëjta metodologji. Njëri automjet ka tentuar të nxjerrë nga rruga blindin ku gjendeshin paratë, po ështu edhe në grabitjen e 3 dhjetorit, raporton Panorama.
Edhe rrobat i kanë pasur njësoj, me kamuflazh njësoj me ato të forcave speciale.
Prokuroria ka përjashtuar mundësinë që i njëjti grup të ketë kryer edhe grabitjen brenda aeroportit të Rinasit. Në të dy vjedhjet u morën zyrtarisht afro 6 milionë euro.












