Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Specialistët e Komisariatit të Policisë nr. 6 kanë bërë të mundur dje, arrestimin e personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Kapllan Goga, 57 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi Autoritetet Gjyqësore Italiane, me vendim nr. 1179/2002 SIEP, më datë 28. 06. 2016, e kanë dënuar me 8 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale “Organizator i emigracionit të paligjshëm”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.
Nga ana Interpol Tiranës, mësohet se u bë arrestimi i përkohshëm i këtij personi dhe materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme deri në pritjen e ekstradimit drejt shtetit Italian.












