Vendi ku ka ndodhur vrasja e dyfishtë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier. Ngjarja ka pasur për protagonistë dy të rinj të dashuruar.
Dyshohet se i riu ka vrarë të dashurën me pistoletë dhe më pas edhe veten.
Ngjarja ka ndodhur në një automjet ti fuoristradë tip “Jeep” ngjyrë blu me targa AA 934 OY, në vendin quajtur “Ura e Shën Pjetrit” ën aksin rrugor Fier – Darëzezë, pikërisht pranë fshatit Shënpjetër.
Policia e cila shkoi në vendin e ngjarjes, ka identifikuar viktimat. Mësohet se ata janë, Drini Derveni, 32 vjeç nga Fieri dhe e dashura e tij Ermira Arapi, 29 vjeçe,nga fshati Ngurrëz, Lushnjë.
Ende nuk janë të qarta rrethanat dhe motivet e këtij krimi të dyfishtë.












