Përfundon takimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me aleatët. Objekt i këtij takimi ka qenë r protestën e 18 shkurtit kundër qeverisë.
Mësohet se në takim është rënë dakord që të gjitha partitë opozitare do të jenë të bashkuara në protestën e pak më shumë se një jave më pas.
Pjesë e diskutimit mësohet se ka qenë edhe mënyra dhe organizimi i protestës, si dhe bashkëpunimi në këtë organizim.












