Rreth 128 kg marijuanë janë sekuestruan në kufirin greko-shqiptar ditën e sotme. Operacioni ndodhi në Pogon të Janinës nga policia greke. Autoritetet fqinje ndaluan dy automjete, njëra prej të cilave bënte kontrollin e rrugës ndërsa tjetra ishte e ngarkuar me drogë.
Në mjetin me drogë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 128 kg e 200 gram marijuanë.
Burime bëjnë me dije se në pranga ranë dy persona, një 33-vjeçar shqiptar dhe një shtetas grek.











