“Ditë të zeza për shqiptarët”, ka qenë kjo fraza që Ridvan Haqifi ka përdorur disa herë për të kërcënuar shqiptarët.
Haqifi nga Gjilani, i njohur me nofkën Al-Kosovi, ka vdekur gjatë luftimeve në Siri e Irak.
Familja Haqifi ka konfirmuar vdekjen e djalit të tyre, por nuk ka dhënë detaje të tjera.
Lajmin për vdekjen e Haqifit e kanë edhe Bashkësia Islame në Gjilan dhe Policia, por askush prej tyre nuk ka dashur të komentojë rastin.
Ridvan Haqifi, i angazhuar në luftërat në Siri dhe Irak nga korriku i vitit 2014, e zëvendësoi Lavdrim Muhaxherin si komandant i shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS. RTK












