Pas bujës që bëri fotoja e 7 rekrutëve shqiptarë të ushtrisë greke që bënin me duar simbolin e shqiponjës një rast tjetër është raportuar nga mediat greke.
Një djalosh shqiptar 17 vjeç ka bërë simbolin e shqiponjës nën flamurin e Greqisë. Ngjarja ka ndodhur në Portin Paksu përballë Pargës.
17 vjeçari shqiptar është arrestuar për fyerje ndaj simbolit kombëtar në Portin “Gaios Paxon” shkruan portali grek “Kerkyrasimera”. Adoleshenti e ka postuar fotografinë në llogarinë e tij personale në rrjetet sociale.
Menjëherë pasi është evidentuar rasti dhe verifikuar fotoja ai është arrestuar dhe më pas gjykata greke ka vendosur dëbimin e të riut shqiptar nga Greqia duke e shpallur person “non grata”.












