Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Një i ri është qëlluar me armë zjarri pranë bashkisë së qytetit, duke mbetur i plagosur rëndë.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën mjekësore.
Akoma nuk është bërë i ditur shkaku i konfliktit, si dhe identiteti i personit të plagosur.
Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.












