• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Industria e kozmetikës shqiptare, zbulohen pasojat fatale te pacientët

admin by admin
7 February, 2017
in Kronika
0
Industria e kozmetikës shqiptare, zbulohen pasojat fatale te pacientët
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sallonet e bukurisë në Shqipëri, që nuk kanë ekspertizë dhe mbikëqyrje mjekësore, janë duke ofruar shërbime kozmetike të rrezikshme. Të parregulluara ligjërisht dhe me vakum ligjor, ato po alarmojnë mjekët profesionistë, sipas një artikulli të përbashkët të EurActiv.com me AFP.
Ermira Sela mbulon fytyrën me dorë për të fshehur një shpërfytyrim si rezultat i një trajtimi jo të duhur kozmetik që ka bërë në Shqipëri.
31-vjeçarja nisi të shqetësohej ku në fytyrë nisën t’i dilnin rrudhat e para. Parukierja i tha Selës se me një injeksion të thjeshtë që kushtonte 60 euro mund të zhdukte shenjat e plakjes.
“Më siguroi se nuk do të kishte asnjë rrezik. Madje ajo më përmendi emra të njohur grash që u ishin nënshtruar këtyre trajtimeve”,- tha Sela.
“Nuk u mendova dy herë, i besova pa i bërë shumë pyetje”, thotë vajza bionde me sy jeshil, zëri i së cilës dridhej.
Një injeksion nga ky produkt, dozën dhe përbërjen e së cilës Sela nuk e njihte mjaftoi që asaj t’i shkatërronte jetën në gushtin e kaluar.
Pavarësisht se kishte marrë antibiotikë, ajo kishte në mënyrë të vazhdueshme dhimbje, temperaturë dhe të vjella. Deformimi në pjesën e djathtë të mjekrës ka bërë që njëri prej syve të qëndrojë gjysmë i mbyllur dhe fytyra është afërsisht e paralizuar.
“Jam shpërfytyruar aq shumë sa jam përpjekur që të bëj vetëvrasje”, tha Sela, e cila humbi vendin e punës në bankë.
E vetmja shpresë e saj është që t’i nënshtrohet korrektimit në një spital italian, e skeduluar për këtë muaj.
Në kërkim të pamjes ‘Kardashian‘
“Ka gjithnjë e më shumë mashtrues me shiringa”, – tha Panajot Papa, një kirurg plastik në një klinikë private në Tiranë.
“Problemi është edhe te produktet … Ndërsa janë të ndaluara në Europë, ato hyjnë në mënyrë të paligjshme nga Turqia apo Kina.”
Eriona Shehu, një dermatologe në Spitalin Universitar të Tiranës, tha se këto produkte të parregulluara sintetike, të tilla si silikoni likuid dhe acrylamide, janë duke u ofruar me çmime tepër të ulëta.
“Ndërhyrjet kozmetike janë bërë një industri fitimprurëse. Pacienti është vetëm një klient, i ekspozuar ndaj një numri rreziqesh”.
Shehu tha se dëshira për t’u dukur si ylli amerikan i shfaqjes televizive Kim Kardashian është “duke shkatërruar jetën e vajzave të reja shqiptare në kërkim të bukurisë”.
Mjekët shqiptarë thonë se mosha tipike e klientëve për procedura të tilla është midis 16 dhe 28 vjeç.
Në vendin me rreth tre milionë njerëz, kërkesa për ndërhyrje kozmetike u rrit më shumë se 50% në vitin 2015, sipas një studimi të publikuar nga revista ekonomike “Monitor” e Shqipërisë.
Ofertat promovuese mund të shihen kudo, si p.sh. në një sallon bukurie që reklamon 20% ulje për tre persona që vijnë së bashku për trajtim gjatë sezonit të festave.
Pope thotë se ai ka trajtuar një duzinë të rejash të moshës midis 20 dhe 27 vjeçe që kanë vuajtur komplikime, pasi kanë fryrë buzët dhe mollëzat me silikon të lëngshëm për 40 € deri në 50 €.
Produkti është ndaluar për përdorim në vendet e kozmetike si Italia dhe Franca për më shumë se 15 vjet.
Papa tha se ndërhyrjet të tilla të dështuara i kishin lënë gratë me pasoja si prirje për fryrje gjatë periudhave menstruale, që kërkojnë trajtime të mëtejshme – dhe ai paralajmëroi se ato mund të vuajnë nga simptoma të tilla për jetën.
Mbyllja e hendekut ligjor
Mjekët shqiptarë janë të shqetësuar në lidhje me mjekët e huaj që vijnë nga Italia, Turqia dhe Greqia për të punuar vetëm për një fundjavë.
“Ata nuk mund të mos kenë diplomë, kualifikim ose licencë për llojin e ndërhyrjes që bëjnë ose për të marrë përgjegjësinë për vijueshmërinë e ndjekjes mjekësore të pacientit”, tha Besim Boci, kreu i departamentit të ORL-së në Spitalin Universitar të Tiranës.
Për shkak të paqartësive ligjore, gjyqësori nuk mund të ndërhyjë.
Një zëdhënëse në Gjykatën e Tiranës, Alba Nikolla, pranon se aktualisht është e pamundur “për të hapur çështje në prokurori bazuar vetëm në hetimet dhe ankesat”, kundër praktikuesve.
Por Autoritetet janë të vendosur për të trajtuar këtë me një projektligj për të kontrolluar produktet kozmetike dhe sallonet e bukurisë, e cila është dorëzuar tashmë në Kuvend.
Ligji është në përputhje me kërkesat e Bashkimit Europian, në të cilin Shqipëria aspiron të bashkohet, dhe do të mundësojë që Autoritetet të mbyllin institucionet mashtruese që përdorin produkte sintetike.
Kur efekti në shëndet është negativ, praktikuesit mund të burgosen për 3 deri në 10 vjet.
Rregulloret e tilla mund të lehtësojnë në njëfarë mënyre traumat e grave si Elisa Lura, një studente për ekonomi, 22 vjeçe.
Ajo iu nënshtrua një trajtim me lazer për të rivendosur pamjen natyrale, pasi kishte paguar 50 € në një sallon lagjeje për të bërë një tatuazh permanent të vetullave, i cili shkoi gabim. Por lazeri i bëri gjërat shumë më keq.
“Çdo gjë është e prishur!”, tha ajo për fytyrën e saj, tashmë të mbuluar me plagët e dhimbshme./ EurActiv.com me AFP

 

Previous Post

EMRAT/ Kapen hajdutët e banesave në Dropull, dy të rinj në pranga

Next Post

EMRAT/ E shiste drogën duke përdorur djalin e porsalindur, arrestohet në Itali shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij

admin

admin

Next Post
EMRAT/ E shiste drogën duke përdorur djalin e porsalindur, arrestohet në Itali shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij

EMRAT/ E shiste drogën duke përdorur djalin e porsalindur, arrestohet në Itali shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.