Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Kolonjë.
Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit.











