Arqipeshkvi i Shkodrës Imzot Angelo Massafra i ka bërë sot thirrje ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri që shteti të mbrojë qytetarët e tij.
Teksa ka argumentuar dhe u ka dalë në mbrojtje, Imzot Angelo Massafra pohoi se njerëzit janë të armatosur sepse kanë frikë. Ndër të tjera ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dorëzojnë armët, duke iu bashkuar dhe thirrjes së ministrit Tahiri, se afati i fundit është deri më 30 prill.
“Janë të frikësuar ndaj mbajnë armë. Nuk janë të siguruar nga shteti. I bëj thirrje që të dorëzojnë armët por edhe shteti duhet të jetë më i fortë dhe të mbrojë qytetarët ne mënyrë që të mos kenë frikë dhe të mbajnë armë”, tha Arqipeshkvi i Shkodrës Imzot Angelo Massafra.
Sakaq, ministri Tahiri tha se armët janë një e keqe e madhe që nuk kërcënon të sotmen por të ardhmen.











