Ngacmimi që i bënë, sapo mbaroi mbledhja e grupit parlamentar të PS, nuk i pëlqeu kryeministrit Edi Rama.
Në dalje të selisë PS, Edi Rama u pyet për Elviz Rroshin.
“Me Elvis Rroshin do ta bëni fushatën në Kavajë, z. Rama?” ishte pyetja që i kishin rezervuar gazetarët, në përpjekje për të qartësuar diçka më shumë në qasjen e mazhorancës për dekriminalizimin e vetvetes.
Edi Rama heshti dhe nxitoi drejt makinës për t’u larguar.
Kamerave iu shmang edhe Arben Ahmetaj.
Ministri i Financave doli nga dera e pasme e selisë. Disa ditë më parë, Elvis Rroshin e quante “kryetar” para dhjetëra mbështetësve kavajas.
Elvis Rroshi u shkarkua nga detyra me firmën e vetë Edi Ramës, në bazë të ligjit të dekriminalizimit.












