Betimi në komision i Shkëlzen Berishës është kthyer në temë diskutimi edhe për vet çiftin Berisha-Mevlani. Në videon e mëposhtme shfaqen Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha që diskutojnë për këtë çështje, duke ironizuar socialistin Taulant Balla.
Shkëlzen Berisha refuzoi të betohej përpara Taulant Ballës, pasi ky i fundit është i dënuar për shpifje ndaj djalit të ish-Kryeministrit, e për pasojë ka konflikt interesi. I vetmi kusht i Shkëlzen Berishës që të kryente betimin ishte që drejtimin e komisionit ta merrte një deputet tjetër.
Armina Mevlani:
Përshëndetje nga komisioni hetimor, këtu kam Shkëlzen Berishën. Do ta bëni betimin?
Shkëlzen Berisha:
Vetëm nëse del nga makina.
Armina Mevlani:
Po ti sikur para meje do ta bëje?
Shkëlzen Berisha:
Kam ndryshuar taktikë.











