Pronari i banesës që iu vu tritol në Shkodër, thotë se nuk e di arsyen e ngjarjes dhe se nuk ka asnjë konflikt me ndokënd. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës midis të shtunës dhe të dielës në fshatin Grudë e Re në rrethin e Shkodrës.
Marku Marku thotë se fillimisht i janë shkëputur dritat.
“Ngjarja ndodhi rreth orës 00:00 të mbrëmjes të së shtunës. Nuk kam konflikte me njeri dhe se di nga kush mund të jetë vendosur lënda plasëse. Fillimisht më janë shkëputur dritat e shtëpisë, ne kemi qenë në gjumë.
Lënda plasëse është vendosur në 2 pika në pjesën e pasme të banesës, por vetëm njëra ka shpërthyer. Kam kontaktuar edhe me 3 djemtë jashtë Shqipërisë më kanë thënë nuk kanë konflikte. I bëj apel shtetit të zbardhë ngjarjen. Unë nuk di kujt t’i vë gishtin”, rrëfen Mark Lazer Marku.











