Një 55-vjeçar është rrëmbyer nga lumi Fan, në Mirditë.
Mësohet se Fran bardhi nga fshati Ndër-Fan, ka qenë duke punuar në anë të lumit. Në një moment, ai ka rrëshqitur duke rënë dhe rrëmbyer nga lumi Fan.
Kanë qenë familjarët e tij që e kanë denoncuar rastin në Policinë e Mirditës.
Nga ana tjetër, familjarët pretendojnë se Policia nuk ka ndërhyrë në kohë, për gjetjen e trupit.
Drejtoria e Policisë vendore të Lezhës ka sqaruar se ka ndërhyrë, menjëherë sapo morën njoftimin.











