Nënë e bir janë arrestuar nga policia e Lushnjës. Në pranga kanë përfunduar Nafie Cani, 53 vjeçe dhe Artur Cani, 27 vjeç. Policia thotë se ata kanë tentuar të mbysin kryefamiljarin, 57-vjeçarin E. Cani.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramsh, të këtij rrethi.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi e kanë dhunuar fizikisht 57-vjeçarin, kanë tentuar ta mbysin.
Kanë qenë banorët e tjerë të fshatit që kanë njoftuar policinë, ndërsa Nafie Cani dhe djali i saj janë arrestuar në flagrancë.












