Ministri i Financave Ahmetaj ka bërë prezantimin e tij si kandidat për deputet i Kavajës. Në krah të tij është shfaqur Elvis Roshi dhe Gentian Daja.
Daja është kreu i rikonfirmuar i Partisë Socialiste në këtë qytet. Më parë ai ka mbajtur disa poste në këtë qytet, madje ka qenë edhe kreu i Drejtorisë së Patentave.
Ky person është akuzuar vazhdimisht për lidhjen e tij me krimin. PD e akuzon atë për lidhje me trafikun e drogës në Itali.
Sipas tyre, mediat italiane e përmendin se Gentian Daja është arrestuar në vitin 2004 nga policia e Udines për shpërndarje droge ndërsa në momentin e arrestimi atij i ishin bllokuar 343 gramë kokainë.
Rroshi, nga ana tjetër nuk ka hequr dorë asnjë ditë nga pozicioni i tij si kryebashkiak i Kavajës.
Ai vazhdon të ushtrojë pozicionin e kryebashkiakut, madje duke vazhduar edhe mbështetjen për aktivitetet. Së fundmi Rroshi është duke mbështetur edhe një festival për fëmijë.











