Lidhur me ngjarjen e Bulqizës ku pati një shpërthim në minierë mësohet se 3 minatorët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën. Kompania ka dhënë edhe detajet për ngjarjen, duke sqaruar se “rreth ores 13.30, në minierën e kromit ka ndodhur një shperthim gazi metan”.
Shpërthimi ka ndodhur në nivelin 21 te minieres, ne seksionin e punimeve per pusin e ri, 1000 m ne thellesi te saj.
Aktualisht ne këtë seksion punon kompania kineze ‘Xian Engineering’ e kontraktuar nga AlbChrome.
Kompania AlbCrome tha se nga shpërthimi u plagosën 3 minatorë por që fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën. Ndërkohë që nga pala shqiptare nuk ka asnje dem material dhe as në njerëz.











