Ambasada amerikane në Tiranë bëri thirrje sot që kush plotëson kriteret për vetingun të aplikojë për t’u përfshirë në institucionet e tij. “U bëjmë thirrje shqiptarëve patriotë, të kualifikuar, që të aplikojnë për të shërbyer në komisionet e vettingut”, shkruhet në thirrjen e ambasadorit amerikan Donald Lu dhe publikuar në faqene ambasadës amerikane në Tiranë.

Thirrja ndiqet me të dhënat për aplikimin që janë përfshirë në faqen e Avokatit të Popullit.
“Faqja e internetit e Avokatit të Popullit përmban të gjitha hollësitë për aplikimin: http://ëëë.avokatipopullit.gov.al/sq/vetingu”, sqarohet fill pas thirrjes së Ambasadorit.
Nga të informacionet e Avokatit deri tani ka pasur një numër mjaft të vogël aplikantësh.
Kjo mund të cojë në dështimin e vetingut dhe si rezultat edhe të reformës në drejtësi.











