Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Mnajani ka reaguar aps debatit më të fundit publik midis ambasadorit amerikan Donald Lu dhe Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Sipas Manjanit, debati është shumë serioz dhe se pas tij, njëri nga të dy duhet të iki patjetër.
“Përshëndetje,
Përplasja ndërmjet Ambasadorit të SHBA dhe Prokurorit të Përgjithshëm është një çështje serioze.
Jam në një mendje me Armand Shkullakun: ose ikën Prokurori ose ikën Ambasadori! Rrugë të mesme të besueshme nuk ka!
Të shohim!”, shkruan Manjani në “Facebook”.












